Një furgon ecën mbrapsht në një shteg dhish të mbuluar me llucë në Memaliaj. Në bibliotekën e Lushnjës është shkruar “8 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Rromëve”. Një qytetar bën xhiro nëpër rrrugë, në kërkim të një vendi parkimi dhe i pashpresë për të parkuar, bën një bejte për këtë vështirësi.

Trotuari në rrugë “5 Maji” në Tiranë është bllokuar nga plehrat. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit “Stop” në Tv Klan, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”./tvklan.al