Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Banorët e dy pallateve në lagjen “Punëtori” në qytetin e Gjirokasrës, jetojnë përditë me frikën e rrëzimit të pallateve të tyre. Shirat e ditëve të fundit dhe mungesa e bimësisë, ka bërë që një pjesë e dheut mbi të cilën janë ngritur godinat, të rrëshqasë. Kodra mbi të cilin janë ndërtuar pallatet është një terren i paqëndrueshëm.

Enti i Banesave Gjirokastër, ka pesë vjet që i ka shpërndarë hyrjet por banorët nuk i kanë gëzuar gjatë apartamenteve të reja. Cilësia e dobët e punimeve nga firmat ndërtuese, ka sjellë shqetësime qysh në fillim, e si të mos mjaftonin të gjitha këto, banorët ndeshen edhe me fenomenin e rrëshqitjes së dheut. Për ankesat që kanë bërë deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj