Analisti Baton Haxhiu parashikon se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor, pavarësisht krizës politike.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Baton Haxhiu bëri edhe dy parashikime se çfarë do të ndodhë pas datës së zgjedhjeve.

Sipas tij, do të ketë arrestime të qytetarëve dhe do të lindë një Parti Demokratike e re.

Baton Haxhiu: Unë jam i bindur që zgjedhjet do të mbahen më 30 Qershor. Kjo është definitive. E dyta, pas 1 Korrikut do kënaqeni në Shqipëri duke parë rendin e njerëzve duke shkuar në burg. Jam i sigurtë, këtë e kanë përjetuar të gjitha vendet. Edhe e treta, Shqipëria më datën 1 Korrik e fillon një jetë të re politike, besomëni që unë e kam këtë ndjenjë. Unë jam i bindur që një parti politike e re do të lindë. Ajo që do të ndodhë, do të ketë një Parti Demokratike të re. Partia Demokratike e re realisht do të jetë pjesë e një politike e cila do të ndryshojë edhe Shqipërinë. /tvklan.al