1.5 milionë Lekë të vjetra i janë vjedhur punonjësit të postës në fshatin Sulaj të Fierit, nga dy persona të paidentifikuar.

Mësohet se postieri me iniciale K.Gj. mbante shumën e parave në një çantë, të cilët ja morën me forcë dy autorët.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat pas hetimeve mundën të identifikonin dhe më pas të arrestonin dy autorët e dyshuar. Ata janë G.N. 35 vjeç dhe H.M. 22 vjeç, të dy banues të fshatit Sulaj në Fier.

Atyre ju sekuestrua edhe çanta me 1.5 milionë Lekë i vodhën punonjësit të postës. Dy të arrestuarit akuzohen për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al