Dy piktuara të Van Gogh-ut, të vjedhura nga muzeu i Amsterdamit në vitin 2002, u gjetën nga policia italiane në Napoli. Sipas zyrtarëve të muzeut nga u grabitën kryeveprat 14 vjet më parë, ato u rimorën në sajë të një hetimi të gjatë në bashkëpunim me prokurorët italianë.

Autoritetet italiane njoftuan se pikturat i’u sekuestruan mafias napoletane, si pjesë e bllokimit të pronave dhe aseteve me vlerë miliona euro, që zotëroheshin nga Camorra.

Ende nuk dihet me saktësësi se kur do të rikthehen kryeveprat në Muzeun e Amsterdamit, por mësohet se ato nuk janë dëmtuar gjatë këtyre viteve dhe janë në gjendje të mirë.

Vjedhja e dy pikturave, të cilësuara si të paçmushme nga ekspertët, hapi një debat të madh rreth sigurisë në muzeumet e artit në botë. Asnjë nga kryeveprat, të cilat i ishin lënë muzeut me qira nga qeveria holandeze, nuk ishin të siguruara asokohe.

Tv Klan