Rama publikon videon: Synohet ulja e  rasteve të dhunës në familje dhe krimeve mjedisore

Për të ulur rastet e dhunës në familje, Policia e Shtetit ka shtuar një kategori në aplikacionin Komisiariati Dixhital.

Risi është mundësia që i jepet denoncuesit për dhunën në familje, që të komunikojë online me operatorin e sallës.

Po ashtu në videon e publikuar nga kryeministri Rama, shfaqet dhe një tjetër rubrikë, për sa i përket Krimit Mjedisor.

Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t’u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara, si edhe globale që u dërgohen përdoruesve të këtij aplikacioni. 

Klan News