Eltina Minarolli dhe Dea Strica janë dy këngëtare të cilat vijë të dyja në një duet tek “Kënga Magjike 2021”. Eltinaka studiuar ne Akademinë e Arteve për kanto, koncertet e saj klasike kanë mbërritur deri në Itali, Zvicër e Amerikë dhe së fundmi ka publikuar videoklipet “Voyage”, “Dashni” dhe “Poradeci”.

Ndërsa Dea Strica në 2017-ën u lançua si kantautore me këngën “You got me”, është autore dhe tekstshkruese në bashkëpunime me shumë artistë dhe producentë të huaj. Në 2020-ën publikon albumin e parë “Summer fling”.

Ardit Gjebrea: Eltina, atualisht je vokal coach për student internacionale të moshave të ndryshme, pse ke zgjedhur të punosh me studentë të huaj?

Eltina Minarolli: Në fakt më kanë zgjedhur dhe jo se i kam zgjedhur unë dhe do punoj aq fort sa vitin tjetër do i bëj pjesë e “Këngës Magjike”, ky është misioni im.

Ardit Gjebrea: Dea, ti je lindur dhe rritur në Shkodër, më pas ke jetuar në Maltë, je diplomuar në Matematikë, por prej vitesh ke në fokus muzikën. Nuk të duken pak të largëta me njëra-tjetrën?

Dea Strica: Shumë të largëta, por kjo definon edhe qenien time sepse unë kështu jam, jam person që dua t’i prek të gjitha dimensionet e jetës edhe prandaj ndoshta kam dëshiruar gjithmonë të provoj gjëra të ndryshme, nga shkenca në muzikë sigurisht që është një hap i madh, por unë besoj se asnjë gjë nuk është rastësi dhe për aq kohë sa jemi këtu dhe kemi shumë mundësi për të provuar shumë gjëra, unë jam pro e të gjitha gjërave.

Një fanse i ka bërë dy vajzave edhe një pyetje përmes një video.

Krisi: Ju të dyja keni shumë bashkëpunime së bashku, mos ndoshta ka ardhur koha që t’i vendosni një emër duos tuaj?

Eltina Minarolli: Që në momentin që vendosëm të vijmë si duet, donim që ne automatikisht të mbronim emrin tonë.

Eltina Minarolli: Na i kanë bërë shumë këtë pyetje, por ne përveçse jemi në duet, kemi edhe shumë projekte personale, kemi bashkëpunuar me shumë artistë të tjerë të huaj, kështu që padyshim duhet të mbajmë emrin që të identifikohemi edhe kur jemi jashtë duos. /tvklan.al