Ky është momenti kur një person me kapuç në kokë, pasi zbret nga makina vendos lëndën plasëse në derën e mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës. Më pas autori shkon sërish drejt mjetit që e pret në rrugën kryesore dhe largohet me shpejtësi. Sasia e eksplozivit është vendosur në orën 22 e 40, minuta ashtu siç shihet edhe nga pamjet, ndërsa shpërthimi ka ndodhur 12 minuta më vonë. Mobileria është në pronësi të 45-vjeçarit Enver Cani. Ky i fundit njihet si njeri pa probleme e konflikte.

Për këtë ngjarje, policia e Fushë-Krujës ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Blutë janë treguar mjaft të rezervuar teksa kanë publikuar vetëm me inicialet e të ndaluarve dhe bëhet fjalë për shtetasit D.Xh dhe B.K. Mësohet se këta të fundit nuk kanë pranuar të jenë autorët e shpërthimit në mobileri. Burime konfindenciale bëjnë me dije se autorët mund të jenë paguar nga persona të tjerë për të vendosur tritolin.

Një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë-Krujë. Persona të paidentifikuar kanë shpërthyer me tritol garazhin në pronësi të 58-vjeçarit Ramazan Çenia, që mban detyrën e policit të Burgjeve. Për pasojë është dëmtuar makinë që gjendej e parkuar, si dhe pallati ku ishte parkimi. Për këtë ngjarje policia nuk ka ende ndonjë autor të dyshuar dhe po punohet për zbardhjen e saj.

Tv Klan