Ngjarja ka ndodhur në ish-metalurgjik, s’ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në repartin e presimit të skrapit në kompaninë turke Kurum.

Nga shpërthimi ka krijuar panik tek qytetarët.  Burime zyrtarë nga kompania thonë që nuk ka persona të lënduar vetëm dëme material.

Shpërthimi ka ndodhur për shkak të një bombole gazi, e cila ishte brenda sasive të mëdha të skrapit që përpunohej në uzinë.

Po ashtu mësohet se kompania ka ngritur  një grup ekspertësh për të përcaktuar nëse ka pasur shkelej të rregullave të punës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë edhe uniformat blu të Elbasanit që po kryejnë hetime në lidhje me shpërthimin.

Klan News