Munguan në apelin e drekës, policia në kërkim të tyre

Dy shqiptarë janë mes katër të burgosurve që u arratisën nga burgu i Tirinthiasit në Greqi. Ata u arratisën mesditën e kësaj të mërkure së bashku me një egjiptian dhe një maroken.

Mediat greke shkruajnë se largimi i tyre nga burgu u konstatua gjatë apelit në orarin e drekës. Emrat e shqiptarëve të arratisur nuk janë bërë ende publikë, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.

Sipas mediave greke, një tjetër arratisje ndodhi një muaj më parë nga ky burg, çka tregon edhe nivelin e ulët të sigurisë atje.

Tv Klan