Ermal Kaleci, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll, i ftuar sonte në “Opinion” në Tv Klan thotë se në zonën ku ka ndodhur tërmeti nuk ka komunitet shqiptar. Dy shtetase shqiptare që janë të martuara me shtetas turq janë prekur, por ndërkohë kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Ermal Kaleci: Në atë zonë nuk kemi komunitet shqiptar. Mund të kemi shtetas ose shtetase shqiptare që janë martuar me shtetas turq dhe mua më rezulton dy shtetase shqiptare.

Blendi Fevziu: Dy shtetase shqiptare të martuara me shtetas turq që ndodhen në atë zonë?

Ermal Kaleci: Po. Iu është dhënë ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme jona dhe ambasada atje. Janë komunikuar, janë vendosur në çadra sepse ndërtesa e tyre është prishur siç janë prishur në gjithë vendet. Ministria e Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm edhe nëpërmjet ambasadës, edhe nëpërmjet konsullatës.

Blendi Fevziu: Për momentin janë sistemuar në çadra.

Ermal Kaleci: Tani sapo më erdhi një informacion tjetër. Mbi 10 mijë punonjës aktualisht po punojnë.

Blendi Fevziu: Punonjës kërkimi apo…?

Ermal Kaleci: Punonjës kërkimi. Siç e dini edhe ju qeveria shqiptare sapo ka dërguar sot në linjë ajrore edhe 53 punonjës shpëtimi dhe mjekësorë.

Blendi Fevziu: Kanë shkuar drejtpërdrejt atje?

Ermal Kaleci: Drejtpërdrejt në qytetin e Adanas do venë. Knë nisur edhe ndihma në rrugë tokësore./tvklan.al