Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për shitje të lëndëve narkotike. Një 25-vjeçar shqiptar që drejtonte një automjet Fiat në zonën e Tavarnuzze, tentoi të largohej sapo vuri re patrullën e policisë.

Sjellja e dyshimtë e shqiptarit bëri që autoritetet ta ndalonin dhe të kontrollin makinën e tij. Brenda automjetit, në një vend të modifikuar, u gjet dhe u sekuestrua 1.1 kg heroinë. Kontrollet vazhduan edhe në shtëpinë e 25-vjeçarit. Aty u zbulua një sasi tjetër lënde narkotike e ndarë në disa doza, që pas peshimit rezultoi 7.2 kg heroinë.

Në banesën e tij u arrestua edhe një 33-vjeçar shqiptar, i cili ishte i përfshirë gjithashtu në aktivitetin kriminal. Emrat e dy shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur. Në total u sekuestrua 8.3 kg heroinë. Sipas policisë italiane, dy shqiptarët do të përfitonin 400 mijë Euro nëse lëndën narkotike do ta shisnin me doza. Dy të arrestuarit u dërguan në burgun e Sollicciano në Firenze. /

tvklan.al