Manastirliu: Të ushtruar mbi 120 të konfirmuar, dhjetra të tjerë të dyshuar

Kapacitetet e dy spitaleve covid në vend, ai infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë drejt ezaurimit. Nga Kuvendi, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përveç pacientëve të konfirmuar me covid, në spital janë të shtruar edhe dhjetra të dyshuar të tjerë.

“Në të dy spitalet e dedikuara për të trajtimin e rasteve me Covid të cilat aktualisht janë funksionale, ne kemi mbi 120 të shtruar të konfirmuar në këtë diagnozë dhe me dhjetra të tjerë të cilët janë të dyshuar dhe të shtruar në këto spitale. Kjo do të thotë që ne shumë shpejt do të ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve të dedikuara dhe më pas do të shtrihemi në planin tonë për të hapur spitalin e tretë, e për të hapur spitalin e katërt”.

Si masë që frenon përhapjen e virusit, ministrja e Shëndetësisë kërkoi nga kolegët deputetë që të vendosin maskën.

“Shoh që disa nga ju kolegë të nderuar që maskën nuk po e mbani, e nëse ju nuk e mbani maskën dhe refuzoni të mbani barrierën tuaj mbrojtëse, që mbron ju, familjarët tuaj nga ky infeksion, sigurisht që nuk mund të jeni shembulli më i mirë, për t’u marrë përsa i përket masave që të gjtihë së bashku duhet që të zbatojmë për luftën ndaj këtij infeksioni”.

Nga akti normativ i qeverisë çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskë në ambiente të mbyllura.

Tv Klan