Dy sulme me armë në 1 orë

Dy sulme me armë në 1 orë

12:32 20/09/2019

1 i vrarë e 8 të plagosur në Washington, në kërkim autorët

Brenda 1 ore Washingtoni u trondit nga dy sulme me armë. Persona të paidentifikuar qëlluan për vdekje 1 kalimtar dhe plagosën 5 të tjerë në një bllok banimi në veri perëndim të qytetit, pak kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Pak më vonë policia u njoftua për të tjera të shtëna që lanë 3 të plagosur në zonën verilindore. Autoritetet dyshojnë për 2 persona të armatosur, të cilët janë shpallur në kërkim. Megjithatë është ende e paqartë nëse dy rastet që terrorizuan banorët e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Dëshmitarët thanë se të shtënat përngjanin me armë kallashnikov. Por është ende herët për të folur nëse bëhet fjalë për akte që lidhen me terrorizmin.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT