Dy persona, njëri në biçikletë e tjetra këmbësore, përfunduan mëngjesin e kësaj të premteje në spital në kryqytet. Shkak u bë pakujdesia e shoferëve, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ishte ora 07:27, kur në rrugën “Bardhyl”, në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, shoferi i një makine përplasi në vijat e bardha një 87-vjeçar me biçikletë. I moshuari aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pak më vonë, rreth orës 09:31, në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Tabakëve”,  një tjetër shofer dëmtoi një grua 77-vjeçare, të cilës i shkeli me gomën e makinës njërën këmbë. Edhe këtë rast, gruaja ndodhej në vijat e bardha. Ajo u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në të dyja rastet, në njoftimin e saj për mediat, Policia e Tiranës thotë se vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al