Sezoni i mbjelljes së kanabisit duke se vazhdon. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kishin mbjellë 2100 rënë kanabis. Droga u zbulua në vendin e quajtur “Manastiri i Drenovës” , në fshatin Mingul në Lunxhëri.

Kështu në bazë të informacioneve policia, ka arrestuar: 50-vjeçarin Gjergji Kapo dhe 30-vjeçarin Redjan Duro. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë, në tokat e mbjella më kanabis. Lënda narkotike ishte më lartësi nga 5-10 cm. Ndërkohë droga u asgjësua me djegie.

/tvklan.al