Të arrestuarit tentojnë të arratisen, policia qëllon në ajër

Policia e Durrësit zhvillloi këtë të martë një operacion antidrogë në lagjen nr 13 Plazh, me qëllim goditjen e një grupi që merrej me shpërndarjen e kokainës.

Burime për tvklan.al thonë se gjatë këtij operacioni u arrestuan dy persona me precedentë të theksuar kriminale. Ata janë Vilson Memini, 29 vjeç dhe Erges Shehi, 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë operacionit të arrestuarit kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen. Në këtë moment një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar.

Policia mësohet se ka sekuestruar gjithashtu 1 kilogramë kokainë. Operacioni në fjalë vijon./tvklan.al