Dy persona janë arrestuar nga policia në Tepelenë në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

I arrestuari i parë është një 42-vjeçar me iniciale A.L., të cilit në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Rexhin u gjetën 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Po kështu, në Memaliaj është arrestuar43-vjeçari me iniciale S.P. pasi ju gjetën disa fara kanabisi, të cilat do t’i kultivonte.  /tvklan.al