Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar dy personave kërkesën për të justifikuar pasurinë e tyre.

Në një njoftim dërguar mediave, OFL kërkon justifikimin e pasurisë nga Eljon Hato banues nga Lezha, i dënuar për vrasje me dashje, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa personi i dytë është Ilir Selmani nga Tirana, i dënua për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse”, thuhet në deklaratën e Operacionit Forca e Ligjit. /tvklan.al