Ngjarja pas një konflikti të çastit
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shëngjin.
Ngjarja ka ndodhur para një hoteli pranë zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, ndërkohë që mësohet se kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Paraprakisht mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pas një konflikti të çastit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.
Tv Klan