Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të enjteje në Durrës. Burime paraprake për gazetaren Enkelejda Arapi bëjnë të ditur se ata kanë shkuar në urgjencën e spitalit në gjendje të rëndë. Një prej të plagosurve raportohet të jetë futur në sallë të operacionit.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i ndodhur në zonën pranë bashkisë së Durrësit, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të panjohura.

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, tha Policia e Durrësit në një informacion paraprak për ngjarjen./tvklan.al