Kombëtarja e Suedisë është goditur rëndë nga COVID-19.

Në fillim ishte Dejan Kulusevski, i grumbulluar me përfaqësuesen para nisjes së Kampionatit Europian, që rezultoi pozitiv me Covid-19. Dy orë më pas, nga testimi i kryer doli se edhe Mattias Svanberg ishte i infektuar.

Të dy nuk do të jenë në takimin e parë të kompeticionit të hënën kundër Spanjës që gjithashtu pati një rast infektimi. Sergio Busquets rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mjekët vendosën që lojtarët të izolohen

Federata Suedeze e Futbollit nëpërmjet një komunikate shpjegon se vetë Kulusevski njoftoi mjekun e ekipit për simptoma ftohjeje, por pasi iu nënshtrua tamponit, rezultoi pozitiv dhe është vënë në izolim.

Edhe trajneri i Suedisë, Ianne Andersson pranoi se Kulusevski është prekur nga koronavirusi, por shtoi se futbollisti nuk do të zëvendësohet, me shpresën e rekuprimit.

Por futbollisti rrezikon që të mos marrë pjesë fare në Kampionatin Europian. Mesfushori i Bolonjës Svanberg është një nga miqtë e lojtarit të Juventusit.

Shqetësimi është i madh në stafin mjeëksor të Suedisë, pasi kjo mund të sjellë një shëprthim të virusit që mund ta dëmtojë edhe më shumë ekipin. Svanberg ishte grumbullaur me ekipin, që po përgatitet për evropianin. Suedia do të ndeshet më 18 Qershor me Sllovakinë si edhe më 23 Qershor kundër Polonisë.

Klan News