Dy të rinj janë kapur në flagrancë duke vjedhur një banesë në Tiranë pranë terminalit të autobusëve të jugut. Në pranga kanë rënë Xh.H. dhe B.Z. të dy 22 vjeç nga Fushë-Kruja.

Forcat e Komisariatit nr.6 i kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të vidhnin banesën në pronësi të një qytetareje. Në momentin e arrestimit, dy të rinjve ju gjetën një shumë parash që i kishin vjedhur në banesë dhe sendet të cilat i përdorën për të hyrë me forcë në apartament.

Nga hetimet ka rezultuar se këta të rinj janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të tjera në Tiranë, të tre banesave dhe të një varëseje floriri.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht veprimtarinë kriminale të dy të arrestuarve, të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al