Shkon në 189 numri i të shtruarve në spital

2 persona kanë ndërruar jetë pas infektimit nga koronavirusi ndërsa po trajtoheshin prej ditësh në spital. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra”, tha Rovena Daja nga ISHP.

 Alarmante po bëhet situata në spitalet Covid ku nurmi i të shtruarve është rritur sërish. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. “Ju informojmë se në 24 orët e fundit, epidemiologet vijojnë të gjurmojnë në terren rastet e të infektuarve dhe vetem ne 24 orën janë zbuluar 150 persona Covid pozitiv”, shtoi Daja.

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Që prej fillimit të pandemisë në vend janë infektuar mbi 12 mijë persona 60 % e të cilëve janë  shëruar ndërsa janë ende aktiv dhe potencial për të infektuar të tjerët 5176 persona.

Tv Klan