Përplasjet gjatë natës me motoçikleta

Dy aksidente  të ndryshme me vdekje janë regjistruar brenda 24 orëve në Lushnje. Të dy viktimat kanë qenë drejtues motoçikletash, ndërsa shkaku kryesor ka qenë shpejtësia tej normave në lëvizje. 

Viktima Alban Petro 29-vjeç në orën dy të mëngjesit të sotëm është përplasur me një mjet Volksëagen i cili ka qenë i ndaluar nga patrulla e policisë në aksin kryesor rrugor të fshatit Kemishtaj.

Në momentin që patrulla e policisë po pyeste drejtuesin e makinës për arsyet e daljes në këtë ore, viktima i ka rënë nga pas me motor, ndërsa pas aksidentit është nisur në spital, por atje ka ndërruar jetë.

Gjithashtu më herët një 63-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në fshatin Grabjan. Viktima ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur me një mjet bujqësor dhe ka ndërruar jetë në vend.

Tv Klan