Dy viktima nga gripi i derrit në Shqipëri

Dy viktima nga gripi i derrit në Shqipëri

16:05 04/02/2019

Ka shkuar në dy numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë  e virusit AH1N1. Mësohet se ata kanë humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sanatorium.

Përfaqësuesja e Shëndetit Publik, Silva Bino në një deklaratë për mediat konfirmoi sot se pas analizave se dy prej tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

“Gripi një Shqipëri ka intensitet mesatar, por në rritje. Në dy javët e fundit kemi një rritje të rasteve të gripit. Kjo vihet re në infeksionet respiratorë akute në 19 mijë dhe është i ngjashëm me vitin që shkoi. Situata në Shqipëri është e ngjashme me vendet në rajon. Deri tani janë dy raste të konfirmuar me grip, por edhe një rast tjetër po verifikohet. 

Binio ju bëri thirrje të gjithë personave që vuajnë nga sëmundjet, si diabeti, defiçiti imunitar, mushkëritë, si dhe personat që janë obezë. Ajo tha gjithashtu që personat që janë me grip të mosdrejtohen në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por të shkojnë nëpër qendrat shëndetësore.

“Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët, por pa pasoja. Situata e gripit në Shqipëri është pak a shumë e ngjashme me situatën e gripit në vendet në rajon me Italinë, Maqedoninë, me Malin e Zi, dhe të Europës në përgjithësi. Përveç Greqisë e cila ka një rritje më të lartë të virusit të gripit

, tha ajo.

Sipas saj vaksinimi ka filluar që në Nëntor të vitit 2018.

Ditën e diel një 48-vjeçar Nikollaq Sula ndërroi jetë për shkak të virusit AH1N1, i njohur ndryshe gripi i derrit./tvklan.al

Të ngjashme
UKT