Shkak, konfliktet e pronësisë

Korça u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të mërkure ky dy persona mbetën të vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:25 në lagjen numër 18 të këtij qyteti. Emiljano Pina, i njohur edhe me emrin Jorgo Prifti, rreth 40 vjeç u qëllua me armë në mes të rrugës “Koço Golniku”.

Ai u dërgua në spitalin rajonal të qytetit, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Autor i krimit është identifikuar Ilo Lluka, 61 vjeç.

Burime nga grupi hetimor thanë se motivet e krimit lidhen me konflikte për çështje pronësie.

Babai i autorit bashkejetonte me nënën e viktimës dhe kishte shprehur dëshirën që shtëpinë t’ja linte trashëgim djalit të saj, Emilianos.

Mbrëmjen e së kësaj të mërkure, Lluka shkuar në lokalin ku po qëndronte Pine dhe e ka thirrur jashtë. Sapo 40-vjeçari ka dalë nga lokali ai e ka qëlluar disa herë me pistoletë dhe më pas edhe veten. Të dy trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit në mes të rrugës nga policia.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes edhe armën e krimit. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e familjarëve dhe po këqyrin pamjet filmike nga kamerat e sigurisë për të zbardhur të gjitha rrethanat.

Tv Klan