Dy të vrarë me armë zjarri në Pejë, një prej tyre kandidati i PDK për kryetar komune

Viktima Astrit Ademaj

Dy të vrarë me armë zjarri në Pejë, një prej tyre kandidati i PDK për kryetar komune

21:55 08/09/2021

Viktimë edhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit

Dy persona kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë të Kosovës. Sipas të dhënave të para të publikuara nga mediat atje, viktimë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, si dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Deçanit, po nga PDK-ja.

Blerand Kadrijaj

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Policia lokale, sipas asaj që shkruan KlanKosova në një njoftim tha se ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Shkollës Ekonomike në Pejë.

“Sonte rreth orës 20:20 afër Shkollës Ekonomike është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Pas kësaj dy persona kanë pësuar lëndime trupore, janë dërguar në spital dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tyre. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”, tha policia.

Autoritetet lokale thanë po ashtu se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person i tretë. Ai është vëllai i viktimës Astrit Ademaj, i cili ka marrë plagë në dorë./tvklan.al







Të ngjashme