Dy të vrarë në lagjen e hebrenjve

Dy të vrarë në lagjen e hebrenjve

19:35 09/10/2019

Dyshohet për sulm terrorist, kapet një nga autorët

Ky person i armatosur, që qëllon me armë rrugëve të një qyteze pranë Lajpcigut, është një ndër autorët e dyshuar për sulmet e kësaj të mërkure.

2 persona humbën jetën nga të shtënat pranë një sinagoge në qytezën e Hales. Policia arrestoi një të dyshuar si autor i ngjarjes, ndërsa mendohet që të tjerë bashkëpunëtorë të tij janë në arrati. Dyshimet lindën pasi disa të shtëna u raportuan më pas edhe në qytezën Landsberg, që ndodhet 17 kilometra në veri lindje të Hales. E paqartë është nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia u bëri thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë.

Dëshmitarët thanë se personi me uniformë ushtarake u përpoq të hynte në sinagogë, teksa aty kryhej rituali i festës së pendesës, një ditë e shënuar në kalendarin hebre. Ai hodhi një bombë tymuese, por pak orë pas ngjarjes policia gjeti edhe lëndë eksplozive të pashpërthyera. Sipas mediave personi i arrestuar është shtetas gjerman dhe mund të ketë lidhje me grupet e ekstremit të djathë.

Ngjarja ndodh një ditë pas arrestimit të një siriani pranë Frankfurtit, i cili plagosi 8 persona pasi përplasi me kamionin e vjedhur disa automjete.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori