Janë pranë njëra-tjetrës dhe udhëtarët i quajnë “Urat e Vdekjes”.  Ato lidhin Fierin me bregdetin e Darzezës. Urat kanë vetëm një sens kalimi, u mungon sinjalistika dhe barrierat mbrojtëse. Kalimi në to është tepër i rrezikshëm.

“Gjithë kohën aksidentet janë bërë këtu dhe tjetra (urë), që kanë marrë jetë njerëzish”,

tha një drejtues automjeti. Problemi bëhet edhe më i madh me shtimin e fluksit të automjeteve që i drejtohen bregdetit.  Nuk ka asnjë orientim përveç një tabele simbolike.

Një tjetër drejtues automjeti u shpreh:

“S’ka sinjale fare, as te kjo urë e as te ajo tjetra”.  

Në dhjetë ditëshin e fundit u regjistrua një aksident me vdekje dhe tre me plagosje. Ngjarja më e rëndë ndodhi vitin e kaluar, ku mbetën të vdekur dy persona dhe një tjetër u lëndua rëndë.

Tv Klan