Dy vajza 15-vjeçare nga Australia u droguan dhe u përdhunuan në grup nga 10 burra pasi ato u njohën në Snapchat me njërin prej tyre.

Katër djem janë akuzuar për drogë dhe sulm seksual të vajzave në Parkun e Qarkut Calamvale, në jug të Brisbane.

Në gjykatë është deklaruar se njëri prej djemve 19 vjeç i ka kërkuar njërës prej vajzave të bëjë gjeste jo të hijshme gjatë sulmit seksual, raporton Mirror.

Djali, i cili po përballet me 40 akuza, përfshirë 16 akuza për përdhunim, kërkoi për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës në Brisbane të hënën, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Vajzat ishin dehur dhe droguar para se të përdhunoheshin dhe kërcënoheshin me një shishe të thyer nga njëri prej djemve, u tha në seancën dëgjimore.

“Ata ishin të vetëdijshëm për moshën e tyre dhe i joshën ato me alkool dhe drogë dhe i përdhunuan”, u shpreh avokati në gjyq.

Ai tha se çdo përdhunim i pretenduar zgjati 10 deri në 15 minuta dhe djali 19-vjeçar i tha njërës prej vajzave më falni nëse ju lëndojmë.

Avokatja e mbrojtjes Bianca Van Heerden tha se klienti i saj 19-vjeçar ishte në park natën, por mohoi akuzat.

Tre djem të tjerë, të moshës midis 19 dhe 22, janë akuzuar gjithashtu për rreth 40 vepra penale secili.

Akuzat përfshijnë përdhunim, trajtim të pahijshëm të një fëmije nën 16 vjeç, mashtrim për të kryer një vepër të paditur, marrjen e një fëmije për qëllime imorale dhe sulm me qëllim për të kryer përdhunim. /tvklan.al