Kur Cara Delevingne dhe Ashley Benson konfirmuan lidhjen, menjëherë në drejtim të tyre vërshuan një sërë komentesh negative.

Por duket se vajzat nuk i morën aspak parasysh këto komente dhe vazhduan historinë e tyre të dashurisë.

Ato filluan të jetonin së bashku dhe madje bënë edhe tatuazh inicialet e emrave të tyre. Por pas dy vitesh, burime pranë çiftit bënë të ditur se vajzat i kanë dhënë fund lidhjes.

Hera e fundit kur janë parë së bashku ishte në muajin Mars, kur u shfaqën në TikTok dhe treguan se ishin izoluar sëbashku.

Cara dhe Ashley kishin gjithmonë ulje-ngritje në lidhjen e tyre, por tani ka përfunduar“, shprehet burimi për revistën “People”./tvklan.al