Të përfshirë 2 vëllezër nga Kosova dhe 2 nga Shëngjini

Këto janë pamjet e një sherri masiv që shpërtheu në Shëngjin pasditen e së dielës. 4 të rinj u përleshën duke e goditur njeri-tjetrin me grushte dhe shufra hekuri. As përpjekjet e kalimtarëve nuk e ndalën dot sherrin, që vijoi për disa minuta.

Sipas policisë së Lezhës konflikti nisi mes 2 vëllezërve Çlirim dhe Qëndrim Zeneli nga Kosova dhe Amarildo dhe Adriano Jushi, gjithashtu vëllezër me banim ne Lezhe. Mësohet se debati nisi fillimisht në plazh për motive banale, e më pas sherri mes tyre u përshkallëzua deri në përleshje fizike. Ata e ndoqën njeri-tjetrin edhe në zonën jashtë plazhit, duke u kthyer ne rrezik edhe për kalimtaret e rastit.

Pas konfliktit të rinjtë u dërguan në Spitalin e Lezhës pasi patën dëmtime të lehta. Ndërkohë që policia  ka ndërmarrë ndaj vëllezërve Zeneli dhe Jushi procedim penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje kryer në bashkëpunim”.

Tv Klan