“Na ngacmonte nënën dhe motrën, jemi mundur të merremi vesh me fjalë, por nuk kemi gjetur zgjidhje”.

Këto janë dëshmitë të cilët 2 vëllezërit, 32 dhe 20 vjeç, kanë thënë para hetuesve të policisë. Ata u arrestuan nga uniformat blu si të dyshuar kryesor për vrasjen e 71-vjecarit Abdulla Budlla, ku dhe kanë pranuar krimin.

2 vëllezërit janë shprehur se me viktimën kishin pasur një konflikt fizik pak ditë më parë për të njëjtën motiv, konflikt i cili çoi deri në përdorimin e armëve.

Gjatë momentit të arrestimit policia ka sekuestruar dhe automjetin me të cilin 2 vëllezërit kanë lëvizur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Saimir Shera është person me precedent të mëparshëm penal pasi më parë ka qenë i dënuar për vrasje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Abdulla Budlla u vra në një atentat pranë banesës së tij në Prezë. 2 vëllezërit qëlluan mbi 6 herë mbi të e më pas u arratisën në drejtim të Vorës. Nga banorët e zonës taksisti Budlla njihej si njeri i qetë dhe jo konfliktual.

2 vëllezërit do të përballen me akuzën e vrasjes në bashkëpunim dhe asaj të armëmbajtjes pa leje.

Klan Plus