Nëna e 8 fëmijëve, Lirie Hasa rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e vështirë të familjes së saj.

Dy djemtë e saj janë dënuar si bashkëpuntorë në vrasjen e komshiut. Nëna tregon se djalin e madhe e kishte marrë dhëndri tek shtepia e tij, sepse ai nuk ishte shumë mirë me shëndet dhe të kishte punën më afër.

Ndërsa natën e ngjarjes, nëna tregon se djali i vogël ishte më të në shtëpi dhe ajo është e sigurt se ai nuk kishte marrë pjesë në vrasje.

Për ngjarjen e rëndë, arrestohen 6 persona, mes tyre 2 djemtë e saj dhe dhëndri. Djali i madh dënohet nga gjykata me 35 vjet heqje lirie, djali i vogël 14 vjet dhe dhëndri 14 vjet.

Mirela Milori: Kur e more vesh që fëmijët e tu janë të përfshirë?

 Lirie Hasa: Më tha djali i vogël më ka marrë Agroni dhe më ka çuar tek shtëpia e vet. I thashë hajde tek shtëpia ti, se unë do shkoj pak në xhenaze dhe të jesh tek shtëpia. Ai merr një polic të zonës të Kamzës, se ai ma ka kapur djalin dhe i thotë shko kape filanin se e ke tek shtëpia ime.

Mirela Milori: Pra ti beson se dhëndri jot ka marrë shefin e policisë?

Lirie Hasa: Po! Më merr vajza në telefon dhe më thotë mua që e morën djalin. Po çfarë ka ndodhur i kishte thënë djali? Më pas më merr njëri në telefon dhe më thotë ke djalin në polici. Thashë qyqja, të madhin apo të voglin? Marr shefin e lagjes dhe i them më kanë kapur djalin në filan vend. Tha ai do interesohem unë. U interesua dhe tha që e kemi marrë për një pyetje.

Mirela Milori: U ndaluan të dy apo vetëm i vogli?

Lirie Hasa: I madhi ishte kapur më përpara, në Kamëz.

Mirela Milori: Dhe ti nuk e dije që djali i madh u ndalua më parë nga policia?

Lirie Hasa: S’dija gjë për të madhin!

Mirela Milori: Dhe ditën e dytë të vrasjes, ndalohet dhe djali i dytë. Ti e dije për çfarë u ndaluan djemtë e tu?

Lirie Hasa: S’bëhet fjalë!

Mirela Milori: Kur e mësove ti?

Lirie Hasa: Prej aty djalin ma kishin marrë dhe e kishin çuar në Durrës. Unë se dija për çfarë e kishin kapur djalin. Sheh në televizor dhëndri tjetër me gjithë vëllain tim dhe thotë që kanë kapur Erin, Adin, Agronin, Sandrin dhe krejt, 6 persona .

Mirela Milori: Të implikuar në vrasjen e komshiut tuaj?

Lirie Hasa: Po! Thashë qyqja çfarë ka bërë vaki kështu? Si ka mundësi kështu, unë e kisha djalin në shtëpi.

Mirela Millori: Çfarë ju tha policia, ku e bazonte akuzën që dy djemtë e tu ishin të përfshirë në vrasje? Policia çfarë provash gjeti?

Lirie Hasa: Asnjë lloj prove, kalamajtë e mi ja ka zbrazur gjërat Kamza, ia kanë dhënë me vete ose jo, nuk di gjë. Atij tjetrit ja ka zbrazur Durrësi, asnjë send, asnjë gjë nuk i’u kanë gjetur.

Mirela Milori: Domethënë i kanë kontrolluar dhe nuk iu kanë gjetur gjë? Armën e krimit e kanë gjetur tek djemtë e tu apo jo?

Lirie Hasa: Jo, nuk bëhet fjalë! Djalin e madh ma kanë torturuar aq shumë, o thuaj ti që e kam patur vëllanë me vete, po dhëndri i madh e kishte bërë po këtë punë atje brenda. O mami tha edhe thikën ma kanë vënë.

Mirela Milori: Liri ti ke hall të madh, se ke dy djemtë në burg dhe tregon historinë tënde dhe patjetër ne po e dëgjojmë, por le të mbetemi tek versioni zyrtar. Çfarë vendimi u dha në fund?

Lirie Hasa: Gjykata dha vendim, e shtynë e shtynë. Dy të tjerët që kanë dalë, kanë paguar lek. Se e di shumë mirë unë, se ishte dhëndri im ai tjetri, se i ka futur keshtu ai, ka fshtjellë të gjithë njerëzit e tij që i ka futur në burg.

Mirela Milori: Djemtë e tu me sa u dënuan?

Lirie Hasa: Djali i madh u dënua 35 vjet burg.

Mirela Milori: Djali i vogël?

Lirie Hasa: 14 vjet!

Mirela Milori: Dhëndri jot?

Lirie Hasa: 14 vjet, strumbullari!/tvklan.al