Përplasjet fatale në Koplik dhe në Peqin

Dy persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore, në vetëm pak orë këtë të hënë.

Hatixhe Delaj po udhëtonte me bashkëshortin e saj Emiljan Delaj rreth orës 04:30 të mëngjesit, në aksin Shkodër-Hani i Hotit në afërsi të Koplikut, teksa kanë humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës.

Përplasja ka qenë fatale dhe për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçarja ndërsa bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Peqin, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Gjoçajve”.

Xhelal Toli po udhëtonte me motor kur u përplas për vdekje nga një automjet tip Benz.

Si pasojë e plagëve të rënda, 77-vjeçari ka ndërruar jetë teksa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Vetëm në muajin Gusht, aksidentet rrugore në vend i morën jetën 26 personave, ndërsa në dy javët e para të Shtatorit janë shënuar 13 viktima.

Tv Klan