Dy viktima dhe një i plagosur është bilanci i dy aksidenteve ndodhur këtë të enjte. Një garë me makina i ka kushtuar jetën një 24-vjeçari në Maliq.

Gjergji Elmazi tentoi të parakalojë një shokun e tij mbi urën e Maliqit dhe si pasojë e shpejtësisë humbi kontrollin e mjetit. Si rrjedhojë makina përfundoi në lumin Devoll nga ku i riu nuk ka mundur të dalë. Aksidenti ndodhi rreth oren 03:45 minuta të mëngjesit, ndërsa u desh ndërhyrja e polumbarëve për të nxjerrë viktimën nga lumi.

Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërsa në Shkodër rreth orës 14:00 në lagjen Bahçallëk ka humbur jetën Petrit Barbullushi. 60-vjeçari ishte duke udhëtuar me biçikletë në kohën kur u përplas nga një automjetn tip Volkswagen Golf. Përplasja ka qenë fatale për Barbullushin i cili ka gjetur vdekjen menjëherë. Policia shoqëroi në komisarit shoferin e mjetit dhe po kryhen verifikime për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Tv Klan