Shkak dyshohet se është bërë moti i keq

Për shkak të motit të keq një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në rrugën e Kombit. Si pasojë një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës në aksin rrugor “Fier-Seman”, ku humbi jetën një 29 vjeçar. Ai ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Tv Klan