Dy viktima nga aksidentet në rrugë


Dy viktima nga aksidentet në rrugë

23:07 09/08/2020

Në Fier një makinë goditi për vdekje një kalimtar

Dy aksidente me viktima kanë ndodhur pasditen e sotme në Fier dhe Vlorë. Përgjatë By Pass-it të Fierit një makinë ka goditur një kalimtar duke shkaktuar vdekjen e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:05, dhe viktimë nga kjo ngjarje mbeti 45-vjeçari me iniciale Sh. V, banues në fshatin Baltëz.

Ndërkohë që gjatë pasdites së sotme një i ri 25-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti me makinë në Vlorë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, ku 25-vjeçari me inicialet R. Sh nga Korça, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ai ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Ndërkohë që dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan




Të ngjashme