Autoritetet po kërkojnë një tjetër identitet për të shkëputur lidhjet kulturore dhe historike me Moskën

Për një qytet nën sulme të shpeshta nga Rusia, Kharkiv në Ukrainën verilindore po funksionon çuditërisht mirë: rrugët gumëzhijnë nga aktiviteti gjatë ditës, kafenetë janë të mbushura me njerëz dhe madje ka edhe pak jetë nate.

Zyrtarët thonë se rreth 1.2 milionë njerëz mbeten në qytetin e dytë  më të madh të vendit krahasuar me gati 2 milionë para nisjes së agresionit rus më 24 Shkurt 2022 pavarësisht kërcënimit të paraqitur nga një valë e re e sulmeve me raketa dhe dron ruse.

Midis tyre janë disa që u kthyen në këtë qendër kulturore dhe shkencore pasi kërkuan sigurinë në Ukrainën perëndimore në fillim të luftës, kur trupat ruse arritën në periferi të qytetit. Ata e kanë bërë këtë pavarësisht rrezikut për të jetuar në një qytet që është afër vijës së frontit dhe vetëm 42 km nga kufiri me Rusinë.

Vala e fundit e sulmeve filloi më 29 Dhjetor të vitit të kaluar, kur të paktën tre persona u vranë në Kharkiv dhe 31 në të gjithë Ukrainën, në një nga sulmet më të mëdha ajrore ruse të luftës deri më sot.

Në ditën më vdekjeprurëse që nga intensifikimi i sulmeve, 10 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet e shumta më 23 Janar. Pavarësisht nga rreziku i shpeshtë ku shumë biznese janë të prekura nga luftimet  të cilat kërkojnë të rikthehen.

Ashtu si në qytetet e tjera të bombarduara nga Rusia, njerëzit në Kharkiv kanë mësuar të përshtaten. Duke qëndruar pranë ndërtesës së saj të apartamenteve të dëmtuar rëndë, Nataliia Popova, një këshilltare për çështjet humanitare, shpjegon pse korridoret dhe banjat ofrojnë mbrojtjen më të mirë për vendasit kur fshihen nga sulmet ajrore.

“Njerëzit në Kharkiv ndjekin kanalet lokale që monitorojnë lëshimet e raketave nga Rusia, ata mund ta shohin atë me sytë e tyre. Kur ka lëshime raketash, shumica e banorëve të Kharkiv shkojnë në korridoret ose tualetet e tyre. Sepse le të jemi të sinqertë: të shkoni në ndonjë bodrum në 40 sekonda, ose të vraponi në metro, është joreale dhe e pabesueshme sesi njerëzit e bëjnë këtë”.

E ulur në një kafene në qendër të qytetit, ajo shprehet se nuk ka ndërmend të largohet përsëri, pavarësisht se sulmet ruse janë intensifikuar.

“Ndonjëherë zgjohem në mëngjes dhe pyes veten: “A po ndodh vërtet kjo?” Dhe pastaj ulem dhe mendoj për disa minuta, por po, kjo është e vërtetë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Disa u kthyen në Kharkiv sepse nuk kishin zgjidhje, nuk kishte alternativë. Megjithatë, shumë  vendas u kthyen sepse në cilindo qytet që e gjetën veten”.

Hotelet, ndërtesat historike dhe blloqet e apartamenteve janë goditur gjithashtu. Kharkiv është më pak i mbrojtur nga mbrojtja ajrore sesa kryeqyteti Kiev, dhe është më i prekshëm ndaj raketave të lëshuara nga afër.

Por qyteti ndihet nën rrethim, dhe ballkonet e dyqaneve shërbejnë si një kujtesë e vazhdueshme e luftës. Arkitektura historike e qytetit, një përzierje mbresëlënëse e strukturave të epokës cariste dhe sovjetike, është gjithashtu e goditur nga bombardimet.

“Banorët e Kharkiv përfundimisht do të kthehen pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Shumë nga miqtë e mi u përpoqën të jetonin në qytete të tjera, ata patën para dhe gjetën mundësi. Por nuk është njësoj. Në këtë qytet, ju mund të ndiheni si vetvetja, pavarësisht nga goditjet e raketave ose dronëve kamikazë. Rusët nuk do ta kuptojnë kurrë se ne jemi njerëz të lirë”.

Disa banorë besojnë se situata e pasigurt e Kharkivit ka ndihmuar në nxitjen e tyre dhe forcimin e vlerësimit të tyre për trashëgiminë e qytetit.

“Unë nuk ndihem i sigurt në situatën aktuale. Njerëzit  ndiejnë një lloj iluzioni që është ajo  jeta paqësore. Njerëzit janë kthyer disi në jetët e tyre të mëparshme dhe vetëm shumë pak e kuptojnë se çfarë po ndodh aktualisht. Kjo është ajo që shoh të paktën”.

Në kohën kur Ukraina fitoi Pavarësinë në vitin 1991, qyteti ishte shumë një bastion i politikës pro-Moskës. Por lufta e ka kthyer këtë dinamikë në të kundërt, shprehet Anton Nazarko, bashkëthemelues i një qendre të re arti dhe performancash, i cili thotë se Kharkiv tani ka një mundësi historike për të krijuar një identitet pa ndikimin rus.

“Ne e dimë se ata që kanë qëndruar këtu, duan të jetojnë pikërisht në këtë moment dhe jo kur lufta të përfundojë me fitore. Për një qytet me më shumë se një milion banorë, është thelbësore të vazhdojë jetën normale. Nëse nuk duam ta humbim këtë shans historik atëhërë duhet punojmë për të rindërtuar Kharkivin ashtu siç duam, që do të thotë pa ndikim të kulturës ruse, me vlera evropiane dhe me kreativitet. Ka qenë ndoshta qendra krijuese për Ukrainën lindore dhe ka luajtur një rol të madh. Nëse nuk duam ta humbim këtë, nëse nuk duam që qyteti të humbasë këtë shkëndijë krijuese, ne duhet të bëjmë gjërat që tani, të fillojmë të ndërtojmë që tani”.

Zyrtarët lokalë kanë sinjalizuar një interes të ngjashëm për të krijuar një identitet të ri, pjesë e një përpjekjeje mbarëkombëtare për të shkëputur lidhjet kulturore dhe historike me Moskën.

Në Nëntor, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Kharkiv luajti një himn të qytetit dhe kryetari Ihor Terekhov ka propozuar riemërtimin e një rruge qëndrore me emrin e filozofit ukrainas Hryhoryi Skovoroda në vend të poetit rus Alexander Pushkin.

Klan News