Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi. Lëndimi në tendinë, ka rezultuar më i rëndë sesa u mendua fillimisht.

Argjentinasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni dhe për këtë kanë rënë dakord klubi dhe vetë lojtari.

Dybala kishte çarje në dy vende në tendinë dhe për këtë arsye operacioni ishte i pashmangshëm.

Sipas raportimeve nga Italia, thuhet se për operacionin në tendinë, do të përdoret e njëjta metodë si me ligamentet.

Dybala synon të rikthehet në fushë rreth muajit Korrik, por kjo nuk është e konfirmuar ende nga mjekët. /tvklan.al