Dybala për shitje?


Dybala për shitje?

09:10 13/08/2020

Tek Juve mendojnë për financat

Paulo Dybala është futur në listën e futbollistëve që mund të sakrifikohen në mënyrë që Juventus të rregullojë bilancet. Covid ndryshoi planet e shumë klubeve midis të cilave edhe ato të Juventus.

Në këtë moment bardhezinjtë kanë nevojë të mbajnë nën kontroll llogaritë dhe për të bërë merkato iu duhet të lëshojnë edhe lojtarët e çmuar. Mediat italiane raportojnë mbi çështjen Paulo Dybala që për momentin nuk është pjesë e merkatos, por nuk përjashtohet mundësia të përfshihet së shpejti.

Nëse për të do të vinte një ofertë mes 90 dhe 100 milionë euro, Juventus do ta pranonte propozimin. Do të ishte një sakrificë e madhe, por do të shërbente për të rregulluar financat e klubit. Ndoshta do të krijonte hapësirë për t’i dhënë Ronaldos një shok reparti si Benzema.

Priten lajme në ditët në vazhdim që mund të surprizojnë ambientin bardhezi në Torino.

Tv Klan




Të ngjashme