Rreli: Kanë ankth, çrregullime të humorit dhe gjumit

Ankthi, pagjumësia dhe çrregullimet e humorit po çojnë gjithmonë e më tepër qytetarët në dyert e psikiatrit.

Arjana Rreli, njëra prej specialisteve të shëndetit mendor thotë se rastet e personave që kërkojnë ndihmë janë dyfishuar në vitet e fundit.

Ndërsa dikur bënim 10 -12 vizita në ditë, sot bëjme rreth 20-25 pra jemi rreth dyfishimit, këto pacientë jo vetëm janë dyfishuar, por edhe janë rritur problematikat. Më të shpeshta janë çrregulimet e lidhura me gjendjen e ankthit.

Rreli rendit një sërë faktorësh që po ndikojnë në shtimin e  problemeve të shëndetit mendor, ndërsa thotë se të rinjtë janë më të prekur.

Arjana Rreli: Stresoret janë rrritur shumë si stresorët fiziologjikë si pandemia, faktorët psikologjikë, ato socialë dhe së fundmi ato ekonomikë. Grupmosha aktive nga 20 deri në 45- 50 vjeç është grupmosha që e identifikon me më pak kompleke, ka marrë përgjegjësi dhe duhet t’i çojë përpara objektivat, është mosha që është më e stresuara, niveli i stresit është përshkallëzuar, kështu që është amplifikuar.

Marrja në farmaci pa recetë e antidepresantëve është një ndër problematikat që ka ardhur në rritje. Ekspertët sugjerojnë që të mos merren mjekime të pakontrolluara pasi krijohet varësi njëlloj si droga.

Tv Klan