Rreli: Mesatarisht 30 vizita në ditë. Një simptomë që s’duhet neglizhuar është marramendja

Problemet e shëndetit mendor në tre vitet e fundit po vijnë në rritje. Sipas psikiatres Arjana Rreli një tregues është edhe marramendja. Ndaj ajo këshillon që personat që vuajnë këtë simptomë duhet të paraqiten tek specialistët.

“Nëse krahasojmë periudhën pas Covid-it me atë para Covid-it, shenjat e ankthit kanë ndryshuar paksa duke u fokusuar së fundmi tek ankesat trupore. Ku kryesoren e zë marramendja, gjë që vërteton që periudha e Covidit pasuar me tërmetin është një stres pas traume që reflektohet në shumicën e popullatës. Është një nga shenjat që ngjan dhe me veshin e mesëm.

Gjatë vitit të fundit vihet re se ka një rritje të vizitave ambulatore, por fatmirësisht sipas psikiatres Rreli, gjysma janë për probleme minore të shëndetit mendor.

“Aktualisht ne jemi dëshmitarë të këtij fluksi të kërkesës së ndihmës, sidomos për çrregullimet e ankthit, në një ditë ne mund të bëjmë diku tek 25-30 vizita ambulatore ne dite. Por gati 15 prej tyre jane për çrregullime minimale.”

Rritja e problemeve të shëndetit mendor është reflektuar edhe të shtrimet në psikiatri. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, shtrimet në spiaktri kanë pësuar një rritje me 17.5% në krahasim me vitin 2021.

Klan News