Financim 100 % nga bashkia për shtresat në nevojë

Fondi i komunitetit që u vjen në ndihmë banorëve që duan të restaurojnë fasadat e pallateve të vjetra në Tiranë, do të dyfishohet. Bashkia e kryeqytetit, këtë vit ka vënë në dispozicion 100 milionë Lekë.

Aurel Çuko, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë Tiranë: Nga 40 mln Lekë të reja ne vit, sivjet eshtë bërë 100 milionë Lekë, është rritur masa e finacimit për projektin. Nëse deri vjet e kishim 2 milionë Lekë të reja bashkëfinancim me ndryshimet e reja e kemi në 5 milionë Lekë të reja si bashkëfinancim.

Gjatë një viti, afro 50 pallate i nënshtrohen termoizolimit duke ndryshuar komplet fasadën. Këtë vit për familjet në nevojë, financimi do të mbulohet 100 % nga Bashkia e Tiranës.

“Fondi ka 5 vite që funksionon, vitin e fundit kemi patur rreth 95 aplikime dhe gjysma e tyre janë miratuar. Nga 256 aplikime ne fond, 133 janë miratuar. Për familjet që janë pronarë pensionistë, me aftësi të kufizuar ose me ndihmë ekonomike do jetë 100 financim nga Bashkia Tiranë.”

Në fillim të projekteve, shumica e kërkesave ishin për sistemin kapot. Por tani banorët mund të aplikojnë edhe për ashensorë.

“Më shumë janë pallate pas viteve 90 deri në 2004, pasi janë pallate që kanë kërkuar termoizolom fasadash dhe më shumë kanë qenë për sistem kapot. Vitet e fundit kemi futur edhe riparim ose ndërtim ashensori, dhe vitet e fundit kemi kerkesë në rritje per ashensorët.”

Vetëm pak ditë pasi ka kaluar fondi nga Prefektura e Tiranës, në bashki janë depozituar 10  kërkesa. Bashkia thotë se këtë vit pritet që kërkesat të rriten në krahasim me vitin e kaluar.

Tv Klan