Dyfishohet numri i viktimave nga Covid-19 në Moskë



Dyfishohet numri i viktimave nga Covid-19 në Moskë

10:06 29/05/2020

Autoritetet shëndetësore ruse në Moskë kanë ndryshuar të dhënat sa i përket numrit të pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi Covid-19. Bëhet fjalë për të dhënat e muajit Prill, kur fillimisht u raportua se në Moskë humbën jetën 639 persona.

Por së fundmi, autoritetet e shëndetësisë deklarojnë se gjatë muajit Prill në Moskë humbën jetën 1561 pacientë të infektuar me Covid-19.

Autoritetet thanë se ky raport i ri përfshin edhe disa raste të diskutueshme. Gazetarët në Moskë kishin thënë më herët se numri i viktimave ishte shumë i ulët, por u akuzuan për lajme të rreme dhe dezinformim.

Në Rusi aktualisht numërohen rreth 380 mijë të infektuar me koronavirus, të tretët në botë pas SHBA dhe Brazilit. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, numri zyrtar i vdekjeve në Rusi është 4142.

Qeveria ruse argumenton se ka mundur të mbajë të ulët numrin e vdekjeve për shkak të testimeve masive. /tvklan.al



Të ngjashme