Reagan Zacher po udhëtonte me makinë kur një ngjarje e pazakontë i tërhoqi vëmendjen. Ajo ndaloi mjetin dhe dalloi dy zvarranikë në mes të rrugës që përballeshin në një dyluftim nga i cili vetëm njëri prej tyre do të mbijetonte.

Zacher, e cila jeton në Australinë Perëndimore nxori telefonin dhe filmoi këtë video, ku një gjarpër dhe një hardhucë përballen me njëri-tjetrin.

Ajo e postoi atë në Facebook ndërsa shkruajti:

“Kam parë disa gjëra të mahnitshme në Bremen, por një udhëtim drejt këtij qyteti ditën e djeshme ishte padyshim maksimumi… gjarpër vs hardhucë”.

Në video, në një moment gjarpri shfaqet duke e ndjekur hardhucën nga pas. Megjithatë, në fund hardhuca shihet duke tërhequr zvarrë trupin e gjarprit.

/tvklan.al