Të krishterët grumbullohen në Jerusalem për të festuar Ditën e Pashkës

Të krishterët ortodoksë u dyndën në Kishën e Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit për të festuar ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, duke u mbledhur në një numër shumë më të madh se vitin e kaluar, sepse kufizimet e koronavirusit janë lehtësuar.

Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë, që simbolizon ringjalljen e Jezusit, është një nga spektaklet më të mëdha të sezonit të Pashkëve Ortodokse, ku zakonisht marrin pjesë shumë pelegrinë.

Pushimet fetare të këtij sezoni në Tokën e Shenjtë janë lënë në hije nga tragjedia. Izraeli po vajton për vdekjen e 45 adhuruesve hebrenj të cilët humbën jetën pas peligrinazhit fetar Lag B ‘Omer në qytetin Meron në Izrael. 

Fushata e shpejtë e vaksinimit të Izraelit ka mundur kryesisht pandeminë në muajt e fundit, duke lejuar që kufizimet në tubime të lehtësohen shumë, ndërsa zyrtarët planifikojnë një rinisje të turizmit ndërkombëtar në muajt e ardhshëm.

Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë tërheq dhjetëra mijëra adhurues në Varrin e Shenjtë që besohet se u vendos Jezusi 2,000 vjet më parë. Adhuruesit ndezin një flakë, një akt i konsideruar si një mrekulli çdo vit përpara të dielës Ortodokse të Pashkëve.

Me Jeruzalemin nën bllokim, ceremonia e Zjarrit të Shenjtë të vitit të kaluar u mbajt në kishën pothuajse të zbrazët që nderohet nga të krishterët si vendi i kryqëzimit, varrosjes dhe ringjalljes së Jezusit.

Klan News