Pushuesit respektojnë rregullat në Spanjë e Itali

Dyndje masive në plazhe mes pandemisë së COVID-19, si në ditë normale. Janë pamje të xhiruara në destinacionin turistik të Sauthendit në Britaninë e Madhe, që frekuentohet nga kryesisht nga banorët e Londrës.

Edhe pse qeveria britanike hoqi pengesat për frekuentimin e plazheve me kushtin që të respektohej distanca sociale, londinezët nuk i kanë qëndruar rigoroz këtij rregulli, duke mos i rezistuar aspak tundimit për të marrë rreze dielli.

Krahas plazheve, në Shtetet e Bashkuara u rihapën këtë javë edhe pishinat. Pamjet tregojnë dyndjen e pushuesve në parqet ujore në Teksas.

Ndryshe ndodh në Itali e Spanjë, ku pushuesit po i respektojnë me rigorozitet masat kundër përhapjes së COVID-19. Në ishujt Kanarje, ndër destinacionet më të famshme turistike të botës, pushuesit janë të paktë.

Autoritetet spanjolle thonë se prej Korrikut do të lejojnë hyrjen e turistëve të huaj. Të gjitha vendet e jugut të Europës, shpresat i kanë tek rikthimi i udhëtimeve me jashtë për t’i dhënë frymëmarrje një prej sektorëve më të goditur nga pandemia.

Tv Klan