Nuk respektohet distanca e këshilluar për parandalimin e COVID-19

Këshilla e këtij tregtari për të ruajtur distancën prej 1 metër nga njëri – tjetri nuk u mor parasysh nga qytetarët që vijuan blerjet këtë të premte.

Kufizimi i lëvizjes pas orës 10:00 i dyndi kryeqytetasit njëkohësisht në tregje dhe markete. Me maska dhe doreza, ata nxituan të mbaronin punë duke mos u kujdesur të respektonin radhën.

Më e qetë dhe nën kontroll dukej situata në markete dhe në furrat e bukës. Po ashtu edhe në shërbimet postare.

Në rrugë pati qytetarë që lëvizën në grupe duke mos ju përmbajtur udhëzimeve të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Tv Klan